Ata janë një nga çiftet më të dashura për publikun, që i ka bërë bashkë jo vetëm dashuria për njëri-tjetrin, por edhe ajo për muzikën. Vesa Luma dhe Big Basta janë bashkë prej vitesh dhe prej disa muajsh janë bërë prindër të një vogëlushi të quajtur Lian. Kudo i shohim në shoqërinë e njëri-tjetrit, në studio, në daljet në publik apo edhe postimet në Instagram. Gjithnjë janë shfaqur të qeshur, edhe në ditën e sotme madje kur çifti shfaqet duke kënduar në makinë. Në postimin e Vesës, këngëtarja shkruan “Mbylle gojën” dhe ka bërë tag bashkëshortin e saj. Në pamje të parë duket sikur Vesa është duke i kërkuar Big-ut të mos flasë, por bëhet fjalë thjesht për një këngë të reperit, e cila titullohet pikërisht kështu: “Mbylle gojën”!

 

 

Vesa është shkëputur për njëfarë kohe nga muzika për shkak të ardhjes në jetë të djalit të saj, megjithatë ajo ka vendosur të rikthehet shumë shpejt. Kjo vihet re edhe nga postimet e saj në rrjete sociale, në të cilat ajo prej ditësh ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *