E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Vesa Luma dhe Big Basta, sërish bashkë!

Ilustrim · Vizion Plus

Prej më shumë se 3 vitesh nga bashkëpunimi i tyre i fundit me titull “Boom”, Vesa Luma dhe Big Basta kanë lajmëruar se kënga e re është gati për tu lançuar.

Partnerë në jetë por edhe kolegë në fushën profesionale, bashkëpunimet e tyre kanë qënë të pakta. Vesa dhe Big Basta e kanë mbajtur premtimin e tyre dhe nëpëejmet një Insta story na kanë njoftuar se kënga tashmë është gati.

Këngëtarja i është përgjigjur pyetjes së bërë nga një ndjekës i saj dhe ka shkruar:

“Një këngë me Big Basta duam ne, se të dy keni talent në fusha të ndryshme e do jetë super bombë.”-janë fjalët e fansit që Vesa ia kthen:

“Këtë këngë që na keni kërku aq gjatë, në në fund e kemi gati! Se nuk i harrojmë premtimet”

Ende nuk është bërë publik titulli i projektit apo një datë publikimi, ndaj duhet të presim edhe disa ditë më shumë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh