Në shtëpinë e Vesa Lumës dhe Big Bastas sot është ditë feste. Djali 3-vjeçar i çiftit të artistëve ka datëlindjen, dhe ashtu siç e kërkon ‘’tradita” e rrjeteve sociale, mami dhe babi i famshëm nuk ia kanë kursyer urimet Lianit të vogël, i cili është një kopje e mamit nga Prishtina e babit ‘’tirons”.

 

Vesa ka ndarë për ndjekësit një foto të ëmbël me vogëlushin, shoqëruar me një dedikim të ëmbël.

 

‘’Engjëlli im mbush 3 vjeç sot! Urime ditëlindjen Liami im, jeta ime. Faleminderit Zot për këtë mrekulli që më ke falur. Jam nëna më e lumtur në botë! Të kesh shëndet, fat dhe lumturinë e kësaj bote gjithmonë!”

 

Nëse për mami Vesën Liani është engjëll, për babin është një gangster dhe këtë e ka shkruar  para syve të të gjithëve.

 

“I bukuri i babit Lian Xhari që ka mbushur sot 3 vjeç! Nuk ka gëzim më të madh sesa të shikosh ty të qeshur. Me dashurinë tënde na mbush me shumë frymë e shumë vullnet për të të bërë të jetosh një jetë sa më të lumtur. Edhe 100 gangsteri im!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *