Subscribe

Qytetarët e veriut te Kosovës votojnë sot për të zgjedhur kryetarët e 4 komunave Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut.

 

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se qëndrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllën në orën 19.

 

Të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e Komunave në Veri të Kosovës kanë 57.983 votues. Ndërsa në garë janë 12 kandidatë, të Listës Serbe, PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook përgëzoi qytetarët, partitë politike për fushatën e qetë në të katërt komunat në Veri.

Ndërsa presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç I bëri thirrje të gjithë qytetarëve serbë në Kosovë të dalin në votime.

 

Aleksandar Vuçiç: “I ftoj qytetarët serbë të dalin në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është thirrja ime”.

 

Ndërkohë Deputeti i Listës Serbe Goran Rakiçn pas votimit u bëri thirrje qytetarëve të votojnë me qëllim që Lista Serbe të dalë fituese në këto zgjedhje.

 

Goran Rakiç: “Shpresoj që këto zgjedhje të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Siç po e shiheni interesimi I qytetarëve të Mitrovicës së Veriut për të shfrytëzuar votën, është i madh. Është fakt dhe jam thellësisht I bindur se të gjithë 4 kandidatët e listës serbe do të korrin një fitore të bindshme. E them këtë jo sepse unë jam pjesë e Listës Serbe, por kjo është e vetmja mënyrë që ne të vazhdojmë të qëndrojmë në këto hapësira”.

 

Zgjedhjet e kësaj të diele në Veri të Kosovës po ndiqen me vëmendje të madhe edhe nga policia, me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike.

 

Ndërkohë drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka kërkuar leje për të zhvilluar një vizitë ne veri, por ministria e Jashtme në Prishtinë nuk i ka dhënë leje.

 

Zgjedhjet në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut, vijnë pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre komunave për shkak të taksës së qeverisë së Kosovës ndaj mallrave serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *