Subscribe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të verifikojnë dokumentet e identitetit për datën e skadimit pasi në 2019 skadon një pjesë e madhe e tyre.

 

Në një postim në Facebook, Lleshaj deklaroi se zyrat e Gjendjes Civile do të jenë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar të gjhithë qytetarët pasi pajisja me kartat e identitetit dhe pasaporta është prioritet i rëndësishëm.

 

Siaps Lleshajt, neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme në marrjen e shërbimeve.

 

“Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm. Qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme. Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët. Neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera. Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri. Ndaj lutem, verifikoni dokumentet e identitetit dhe mos harroni t’i bëni shërbimin e duhur vetes!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *