E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Verifikohet pasuria e Edmond Begos

Pas denoncimeve publike te opozitës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet per pasurinë e biznesmenit Edmond Bego. Vendimi është marre duke u bazuar ne ligjin antimafia, i cili parashikon kontrolle ne rastet kur ka akuza konkrete per përfshirje te personave te caktuar ne krimin e organizuar. Edmond Bego, ish-anëtar i bandës se Lushnjës, sipas Partisë Demokratike, ka fituar 14 milionë euro nga buxheti i shtetit përmes lidhjeve te tij me kreun e grupit parlamentar te PS, Taulant Balla. Nje jave me pare Edmond Bego u ndalua nga policia greke, ne bazë të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane. Por ai u lirua nga burgu, pasi u mësua zyrtarisht se Bego nuk ishte ne kërkim as ne Itali dhe as ne Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë