E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Verifikim pallateve me probleme

Zyrat e legalizimeve janë fokusuar ne verifikimin e pallateve në qytetet kryesore, aty ku dhe ka patur një bum ndërtimesh, me qëllim legalizimin dhe hipotekimin e objekteve.

 

Sipas kreut të ALUIZNI-t Artan Lame, verifikimet po bëhen ne ato pallate ku gjendet ndërtuesi, me qëllim plotësimin e dosjeve.

 

Reklamë

Bëhet fjalë konkretisht për ato objekteve ku qytetarët kanë blerë një apartament, por nuk e kanë të legalizuar për arsye nga më të ndryshmet. Për këta banorë, Lame përsëriti këtë thirrje.

 

Pas legalizimit të ndërtimeve në zonat informale, legalizimi i pallateve pa hipoteke është faza tjetër ku po përqendrohet puna e drejtorive te legalizimeve.

Më shumë video

Reklamë