Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të nisë verifikimin mbi vendimin e marrë nga gjyqtari Arqile Basho, pas vendimit për të lënë të lirë Rakip Arapajn.

 

Ky i fundit ishte ndaluar pasi në një godinë shumë pranë banesës së tij u gjendën mbi 5 tonë lëndë narkotike kanabis, në fshatin Llakatund. Arapaj kishte deklaruar se banesa nuk ishte në pronësi të tij, por të vëllait, i cili e kishte ndërruar jetë.

 

Vendimi i gjyqtarit detyroi KLD-në të nisë verifikimin dhe mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme, duke i kërkuar gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve e procesverbaleve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *