Pas një vere të nxehtë po mbërrijmë kështu drejt vjeshtës meteorolgjike e cila do të nisë këtë javë. Kjo nuk do të thotë që ditëve buzë detit i erdhi fundi, gjë të cilën e dëshmojnë temperaturat larta të pritshme.
Gjatë kësaj jave do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira hera herës në zhvillim. Reshjet e shiut, të cilat do të prekin zonat veriore e qendrore me intensitet të ulët do t’i lenë vendin motit të kthjellët.
Ditën e hënë, moti do të karakterizohet kryesisht nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa temperaturat do të luhaten mes 32 gradë në vlera maksimale dhe 15 gradë në vlera minimale.
Era, do të fryjë nga juglindja e më së shumti nga veriperëndimi e lehtë në tokë e përgjatë bregdetit mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *