Subscribe

Po përjetojmë vëren me te freskët dhe me te shkurtër te viteve te fundit. Temperaturat ne stinën e nxehte nuk pritet te arrijnë vlerat 40 grade celsius. Madje edhe kjo  fundjave qe nga sinoptikanet parashikohet te jete e nxehte, termometri nuk do te shënoje me shume se 35 grade. Ndërsa pas vapës se te dielës, java e fundit e korrikut nis me temperatura pranverore dhe me një ulje te ndjeshme prej 8 gradesh.

 

Sipas meteorologëve, korriku do te mbyllet i freskët e po  kështu parashikohet edhe muaji gusht.

 

Ne periudhën e mbetur te verës nuk përjashtohen shirat sporadik dhe kryesisht gjate orëve te pasdites dhe natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *