Subscribe

Këtë të premte është mbledhur seanca e radhës e Komisionit Hetimor për shkakrimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.

Teksa solli në vëmendje thirrjet e Metës gjatë fushatës zgjedhore, Spartak Braho kërkoi që të ketë një vlerësim për gjendjen psikologjike të kreut të shtetit. Për këtë, ai i kërkoi mendim të specializuar deputetit mjek, Edmond Stojku.

“’Mos dëgjoni don Agaçion! Nëse derdhet një pikë gjak mjerë ju, nesër duhet të jetë festa e demokrasicë. Kriminelët janë të rrezikshëm, por më të rrezikshëm kriminelët e veshur me uniformë.’ Presidenti është shfaqur në deklarata në gjendje psikologjike aspak normale. Dua t’i drejtohem Stojkut, si e vlerësoni gjendjen psiqike të Presidentit, mos jemi në kushtet të papranueshme të tij”, u shpreh Braho.

Stojku tha se këto shpërthime vijnë për shkak të luhatjeve të theksuar të humorit.

“Ky është një problem krejt profesional mjekësor. Problemi këtu diskutohet për një luhatje të theksuar të humorit që gjendja e stresit varion me shqetësime që arrijnë në vendimmarrje të gabuara të individëve në pushtet. Nuk do të ishte keq, nëse mendohet pozitive nga komisioni një kqyrje më e thellë profesionale. Nuk e di nëse do të ishte udhës, por njihen stresi emocional, ndodhin dhe nuk duhet të ndodhin në vazhdimësi. Kur kemi disa shpërthime të herëpashershme mund të merret në konsideratë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *