Subscribe

Shumë shpejt të gjitha parqet dhe sheshet kryesore të Tiranës do të pasurohen me vepra arti, të cilat do krijohen nga vetë studentët. I pranishëm në shpalljen e katër fituesve të konkursit ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se arti ka një fuqi të jashtëzakonshme transformimi në shoqëri.

“Gjëja e bukur ka atë fuqi transformuese në kulturë dhe sjellje qytetare, të cilën nuk e realizon dot as bashkia, as policia, as rojet dhe kamerat në rrugë. Unë besoj se efekti i veprave të para që do të vendosim në parqe dhe sheshet tona publike, fillimisht do të sjellin një ndryshim në kulturë, para se të sjellin ndryshim në infrastrukturë. Disa nga veprat që vëmë sot ndikojnë edhe në toponiminë: Fusha e Aviacionit, për disa njerëz, ka konotacion shumë të fortë, ndaj edhe besoj se propozimi për të ndryshuar emërtimin e njësive administrative të Tiranës është i vlefshëm. Emërtimi aktual që kemi për njësitë duhet të jetë më i afërt me toponimet sepse njerëzit lidhen më shumë me emërtimin “Lapraka” se sa me Njësinë 11, lidhen më shumë me “Ali Demin” se sa me njësinë nr. 2, e kështu me radhë. Kjo forcon edhe ato “fibrat” sociale që ne na mungojnë në qytet.

Edhe pse buxheti i Bashkisë së Tiranës nuk është i mjaftueshëm për të rikuperuar shpejt dëmin infrastrukturor të viteve të tranzicionit dhe ndërtimeve pa leje, Veliaj theksoi se këto ndërhyrje do bëjnë që qytetarët të kuptojnë se mjediset publike duhen ruajtur e mirëmbajtur.

“Ndaj, kjo e sotmja, i ngjan pak asaj ndërhyrjes me akupunkturë. Kjo lloj akupunkture, si gjilpëra të vogla mbi trupin e qytetit që ka nevojë të zgjohet, besoj se sjellin një ndryshim në qytet, si dhe janë një mundësi e mirë për të provokuar debat”.

Konkursi i realizuar nga Bashkia do të mundësojë krijimin e disa skulpturave dekorative për ambientet publike të qytetit të . Të gjitha veprat do të ekspozohen me bazamente provizore, në parqet kryesore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *