Më shumë se shtatë milionë votues morën pjesë në referendumin jozyrtar të organizuar nga opozita të dielën në Venezuelë, kundër presidentit Nicolas Maduro. Ata votuan gjithashtu që ushtria të mbrojë kushtetutën aktuale.

 

Një infermiere 61-vjeçare u qëllua për vdekje teksa po priste të votonte, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

 

Sipas policisë dhe dëshmitarëve, autorët ishin disa persona me motoçikleta, ndërsa opozita fajësoi një bandë paraushtarake.

 

Votuesit e tmerruar vrapuan për t’i shpëtuar plumbave, ndërsa shumë prej tyre u strehuan në një kishë.

 

Kushtet e vështira ekonomike i kane detyruar qytetaret ne Venezuele te dalin në protesta dhe të votojnë për rrëzimin e kreut të shtetit.

 

Mbi 100 persona kanë humbur jetën gjatë trazirave politike që prej muajit prill.

 

Pjesëmarrja ka qenë më e ulët në krahasim me 19.5 milionë zgjedhës të regjistruar. Vendi pritet të mbajë zgjedhjet zyrtare në 30 korrik për asamblenë e re.

 

Kritikët shprehen se nëse ajo nuk do të ketë fuqi për rishikimin  e kushtetutës dhe shpërbërjen e institucioneve, atëherë kjo do të përkthehet në diktaturë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *