Venezuelë, Maduro merr pushtet të pakufizuar

Zgjedhjet per asamblenë e cila do te hartoje kushtetutën e re, kanë risjellë sërish dhunë në Venezuelë. Të paktën 16 persona raportohen se kanë vdekur gjatë përleshjeve mes protestuesve te opozitës dhe forcave te policisë. Sipas mediave vendase, përveç Karakasit protestat jane shtrire edhe ne qytete te tjera. Keto janë pamjet ne rrugët e kryeqytetit.
Të dhënat zyrtare flasin për një pjesëmarrje prej 41.5% dhe presidenti Maduro ka shpallur fitoren, por për opozitën kanë abstenuar rreth 87%. Kundërshtaret e presidentit thonë se ka pasur detyrim të punonjësve të administratës që të votojnë.
Opozita deklaron se nuk ka pasur vëzhgues të pavarur dhe se listat e zgjedhësve janë manipuluar e ne këto kushte ato nuk do te njihen. Madje jane paralajmëruar protesta te tjera ne ditët ne vijim ne te gjithë vendin.
Nga ana tjetër, presidenti Maduro në fjalimin e fitores, e ka cilësuar votimin një shembull të demokracisë. Ai shtoi se Asambleja do të fillojë punën brenda një jave me detyrën e saj për rishikimin e kushtetutës.
Ndërkohe Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se zgjedhjet e te dielës minuan te drejtën e popullit venezuelian per vetëvendosje. SHBA shprehet e vendosur per te marre masa me qellim shmangien e autoritarizmit. Edhe disa shtete te tjerë kane reaguar duke thëne se nuk e njohin procesin.




