E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Venezuelë, kërkohet dorëheqja e Nikolas Maduro

Kushtet e vështira ekonomike i kane detyruar qytetaret ne Venezuele te dalin ne protesta kundër presidentit Nicolas Maduro. Gjate tubimit ka patur edhe momente përplasjeje me policinë. Qindra mijëra njerëz, mbështetës te opozitës marshuan ne rrugën e kryeqytetit Karakas per te kërkuar dorëheqjen e kreut te shtetit, qe përveç krizës ekonomike e bëjnë përgjegjës edhe sepse po pengon mbajtjen e nje referendumi, qe do te shkurtonte kohen e qëndrimit te tij ne pushtet. “Po luftojmë kundër urisë dhe pasigurisë. Qeveria na vjedh, trafikon droge, na rrëmben. Nuk e duam me ketë qeveri, duam te çlirojmë vendin”, deklaroi nje protestues. Por pavarësisht kushteve te vështira dhe mungesës se ushqimeve e ilaçeve, me te cilat përballet popullsia, si dhe nivelin e larte te kriminalitetit ne vend, Maduro akuzon kundërshtaret se po komplotojnë kundër tij.

 

Më shumë video

Reklamë