E premte, 18 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Venezuelë, Guaido thirrje për grusht shteti

Juan Guaidó, head of Venezuela's opposition-run congress, declares himself interim president of Venezuela during a rally against President Nicolás Maduro in Caracas on Wednesda

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë njëkohësisht president i përkohshëm i vetëshpallur, Juan Guaido ka nxitur popullin venezuelian të dalë në protesta dhe të mbështesë ushtrinë në përpjekjet për ta larguar nga pushteti Presidentin Nicolas Maduro dhe të rifitojë lirinë.

 

Përmes një video të publikuar në profiling e tij në Twitter, ai shfaqet duke u folur një grupi ushtarësh dhe politiaknit të opozitës Leopoldo Lopez, i cili është nën arrest shtëpiak.

 

Në fjalën e tij Guaido ka thënë se ushtria ka marrë vendimin e duhur dhe do të jetë në anën e duhur të historisë.

 

Pak kohë më vonë, Ministri i Informacionit i Venezuelës Jorge Rodriguez tha se qeveria e Maduro ishte duke u përballur me një “përpjekje për grusht shteti” të vogël të udhëhequr nga “tradhtarët” në ushtri dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino tha se ushtria ishte e vendosur “në mbrojtje” të Maduros.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh