E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Venezuelë, 68 viktima nga zjarri në burg

 

Një plan i dështuar arratisjeje i ka marrë jetën 68 personave në një burg në qytetin Valencia të Venezuelës.

 

Mendohet se disa nga të burgosurit kanë djegur dyshekët, me qëllim që të shkaktonin rrëmujë e të gjenin rastin për t’u larguar.

Reklamë

 

Por plani nuk ka funksionuar, madje është kthyer ne tragjedi.

 

Autoritetet kanë nisur hetimet ndërkohë që kane bere të ditur se mes viktimave ka edhe gra e fëmijë, të cilët gjendeshin brenda godinës për të vizituar të afërmit e tyre të burgosur.

 

Policia u përball me një turmë njerëzish të zemëruar, të cilët kërkonin informacion për familjarët e tyre dhe u detyrua t’i shpërndajë, duke përdorur gaz lotsjellës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë