Subscribe

Paraditen e se premtes Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar per ndryshimet kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi. Ne sesionin plenar te komisionit kane marre pjese edhe nje delegacion i eksperteve te nivelit te larte, i kryesuar nga Kristaq Traja qe është kryetari i grupit te eksperteve. Dokumenti i miratuar sot nga Komisioni i Venecias iu është dërguar partive politike dhe u be publik qe ne datën 27 shkurt. Nga ky moment kane filluar edhe negociatat per te gjetur gjuhen e kompromisit mes kampeve politike e per ta miratuar reformën ne drejtësi brenda këtij muaji. vete ambasadori amerikan i ka dorëzuar zyrtarisht opinionin e Venecias kryetarit te PD Lulzim Basha dhe paraardhësit te tij Sali Berisha. Ndërkohe qe ne 7 mars u mblodh  Komisioni i posaçëm per reformën ne drejtësi per te shqyrtuar dokumentin e hartuar nga ekspertet e Venecias. Por mbledhja e pare e këtij komisioni dështoi,  pasi palët nuk rane dakord per rrugën qe duhet ndjekur per te zbatuar rekomandimet e Venecias. Pas kësaj mbledhje përveç përpjekjeve te ambasadoreve ka pasur edhe nje letërkëmbim mes kryetarit socialist te komisionit te reformës Fatmir Xhafaj dhe nënkryetarit demokrat Eduard Halimi. Xhafaj ne letrën e tij te 8 marsit propozon nje metodologji me 7 hapa, ku procesi nis nga ekspertet. Por demokratet kane nje plan me 3 pika, e sipas tyre rishikimi i draftit kushtetuese ne përputhje me Venecian duhet te nise nga zgjidhja e ceshtjeve politike ne Komision e me pas te hyjnë ne veprim ekspertet. Per shkak te mendimeve te ndryshme per metodologjinë, ende nuk ka nje date se kur do te mblidhet Komisioni per reformën ne drejtësi, e kur do te nise puna per zbatimin e rekomandimeve te Venecias.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *