E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Venecia” zyrtarizon “Anti-shpifjen”: Mund të kufizohen padrejtësisht qytetarët që përdorin internetin

Zyrtrarizohet opinion i Venecias për paketën Anti-shpifje. Në raportin e publikuar këtë të premte theksohet se ligji mund të kufizojë padrejtësisht qytetarët që përdorin internetin.

Reklamë

Komisioni iVenecias bën edhe njëherë thirrje për rishikimin e kompetencave të AMA dhe sigurimin e autonomisë. 

“Është gjithashtu e nevojshme të sigurohet që mjetet juridike dhe gjyqësore ekzistuese janë efektive në adresimin e shpifjes në botimet në internet”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias. Pas publikimit te raportit ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shkruan se pa humbur kohë do të adresohen në Kuvend sugjerimet eVenecias per te garantuar me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë