E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Venecia” vjen në shkurt për Metën dhe konfliktin e Kushtetueses

Komisioni i Venecias do te zbarkoje ne Tirane ne fillim te muajit shkurt, serish per konfliktin mes presidentit Meta dhe mazhorances. Kete here ekspertet e Venecias jane thirrur nga parlamenti per te dhene opinionin e tyre ne lidhje me zgjedhjen e anetareve te gjykates Kushtetuese.

Kerkesa eshte nisur nga parlamenti ne 30 dhjetor e do te shqyrtohet nga komisioni I venecias ne muajin mars. Njoftimi eshte publikuar edhe ne faqen zyrtare te komisionit ku ra ne sy qe emri I Shqiperise ishte ngaterruar me ate te Armenise, gabim qe u rregullua brenda disa oreve.

Ishte komisioni hetimor per shkarkimin e presidentit i cili vendosi te kerkoje opinionin e eksperteve per kompetencat e presidentit ne lidhje me zgjedhjen e anetareve te gjykates Kushtetuese e per ceshtjen e betimit te gjyqtareve. Ndersa kreu i shtetit Meta reagoi nepermjet zedhenesit te tij, duke theksuar se Venecias eshte gjithmone e mirepritur.

Pak muaj me pare mazhoranca dhe presidenti u perplasen per ceshtjen e gjykates kushtetuese. Mazhoranca mbeshteti  Arta Vorpsin e cila  u be anetare e kesaj gjykate pasi kishte marre vleresimin me te larte nga keshilli I emerimeve ne drejtesi, por ceremonine e betimit ajo e kreu para nje noteri. Ndersa Meta mbeshteti Marsida Xhaferllarin. Tashme pritet plotesimi I gjykates Kushtetuese pasi ai eshte I vetmi organ qe mund te vendose ne menyre perfundimtare se kush eshte anetare e kesaj gjykate, Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari.

Më shumë video

Reklamë