E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Venecia”, takime online për Kodin

Sot dhe nesër ekspertët e Komisionit të Venecias do të diskutojnë me Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe përfaqësues të parlamentit e partive politike për reformën zgjedhore.

Takimet do të zhvillohen online për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe pjesë e tyre do të jenë edhe ekspertët e ODHIR.

Takimin e parë Venecia dhe ODIHR do ta zhvillojë me presidentin Ilir Meta i cili vuri në lëvizje komisionin për çështjen e reformës zgjedhore. Më pas ekspertët do të takojnë deputetët e shumicës dhe ekspertët e Partisë Demokratike.

Opinion final i komisionit do të publikohet në datën 10 dhjetor. Kryetari i shtetit kërkon nga Venecia të japë mendim për çështjen më të debatuar të reformës zgjedhore, për formulën e koalicioneve me listë të përbashkët kandidatësh.

Reklamë

Gjithashtu presidenti Meta ka kërkuar nga ekspertët një opinion nëse është i pranueshëm ndryshimi i Kodit në mënyrë të njëanshme 6 muaj para zgjedhjeve.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë