E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Venecia s’ka opinion për Ballukun”, Berisha: Rama po i bën presion Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama sa i përket pezullimit të Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha pretendon se kreu i qeverisë ka gënjyer, pasi nuk ka asnjë opinion të Komisionit të Venecias sa i përket pezullimeve të ministrave nga detyra.

Reklamë

Berisha shprehet se pretendimet e tij janë bazuar nga përgjigjet e Diellës, dhe se kjo e fundit i ka dhënë përgjigje negative mbi ekzistencën e këtij reagimi nga Komisioni i Venecias.

Gjithashtu, kryedemokrati deklaron se Kryeministri vë nën presion Gjykatën Kushtetuese, e cila do të vendosë në datë 2 dhjetor nëse çështja e Ballukut do të kalojë ose jo për gjykim.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë