E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Venecia” sërish takime në Tiranë për “Anti-shpifjen”

Ekspertet e komisionit te Venecias vijojne takimet  ne Tirane. Delegacioni do te bisedoje me kryetarin e parlamentit, opoziten, qeverine dhe autoritetin e mediave audiovizive.

Ndersa neser 4 ekspertet do takohen me presidentin Meta, me anetare te Kushtetueses e te Gjykates Administrative.

Opinion per ndryshimet ne ligjin per mediat u kerkua nga asambleja e Keshillit te Europes.

Per kete arsye mazhoranca vendosi te pezulloje cdo vendimarrje mbi ligjin deri ne muajin mars kur te publikohet mendimi i Venecias.

Reklamë

Ndersa 4 ekspertet do largohen nga Tirana, ne 12 shkurt nje tjeter delegacion i komisionit vjen ne Shqiperi.

Ky delegacion i Venecias ka ne fokus procesin e zgjedhjes se anetareve te gjykates Kushtetuese dhe opinion i tyre eshte kerkuar nga presidenti i dhe nga komisioni hetimor i ngritur per shkarkimin e tij. Opinion do publikohet ne 20 mars, e ne 8 prill mazhoranca do te shpalle vendimin e saj per shkarkimin ose jo te presidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë