Komisioni i Venecias miratoi opinionin perfundimtar per nismen e PD ne lidhje me vetingun e politikaneve. Qe ne titullin e njoftimit per shtyp, ekspertet e Venecias rrezojne propozimin e opozites per skanimin e politikaneve.

 

Propozimet kushtetuese për vetingun e politikanëve dështojnë të ofrojnë udhëzime dhe masa mbrojtëse dhe mund te çoje në abuzim me pushtetin, vlerëson Komisioni i Venecias.

 

Ekspertet e Venecias serish pranojne se motivi qe shtyn opoziten per te kerkuar marrjen e ketyre masave eshte I drejte, por ka rezerva per amendamentet.

 

 

Duke pranuar synimin legjitim për të larguar ata që shkelin ligjin dhe ndikimin e tyre nga qeverisja dhe jeta politike, Komisioni i Venecias shpreh shqetësimin se mungesa e qartësisë ligjore dhe sigurisë lidhur me fushëveprimin dhe zbatimin e procedurës së propozuar të verifikimit mund të çojë në implikime të rënda për të drejtat e atyre që janë subjekt i saj.

 

 

Sipas Venecias, drafti deshton te percaktoje disa elemente kyç si cfare kuptohet me perfshirje ne krimin e organizuar, kush do ta beje vetingun e politikaneve etj.

 

 

 “Duke pasur parasysh dispozitat ekzistuese kushtetuese, legjislacionin përkatës dhe mekanizmat e tjerë demokratikë në dispozicion, Komisioni i Venecias beson se vlera e shtuar ligjore e amendamenteve të propozuara është e diskutueshme”.

 

 

Te gjitha keto verejtje ishin pjese e opinionit paraprak e te vetmet ndryshime qe u realizuan ishin disa amendamente te komisionit qe mbeshteteshin nga PD ku u saktesua se shtetet kane te drejte te kufizojne te drejten per tu zgjedhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *