Komisioni i Venecias i rekomandon qeverisë shqiptare rishqyrtimin e paketës antishpifje. Në draf-opinionin e siguruar ngaVizion Plus thuhet se amendamentet e ligjit nuk janë gati për zbatim në variantin aktual, dhe se ka paqartësi, e për pasojë ndryshimet mund të sjellin dëm në lirinë e shprehjes.

Sipas eksperteve te Venecias autoritetit te medias audiovizive i jepen fuqi të mëdha administrative për median “online”.

Venecia inkurajon autoritetet të mbështesin krijimin e një organi vetërregullues që funksionon në mënyrë efektive dhe që përfshin të gjithë aktorët përkatës në fushën e medias, të afte për të siguruar një sistem efektiv, të respektuar dhe të përgjegjshëm.

“Mediat online mund të jenë shenjester e ketij ligji i cili i jep fuqi administrative AMA-s, sidomos ndaj këtyre mediave. Fuqia e AMA-s, është problematike për lirinë e shprehjes. Procedura e ankesave të mediave nuk ofron mbrojtjen e nevojshme. Në këtë ligj që ka edhe vakum ligjor, kompetencat ligjore të AMA-s nuk janë të përcaktuara qartë. Duhet të sigurohet që AMA është një institucion I pavarur politikisht.

Menjëherë pas këtij draf-opinioni, ka reaguar presidenti Meta. Me anë të një postimi në facebbok,zëdhënësi i kreut te shtetit shprehet se “ashtu sikundër pritej, komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të presidentit për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *