E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 46 minuta më parë
Vendi

“Venecia” nesër në Tiranë

Te enjten mbërrijnë ne Tirane ekspertet e Komisionit te Venecias per reformën ne drejtësi. Pak dite pasi komisioni parlamentar i nisi Venecias draftin e paketës kushtetuese, si dhe dy opinionet e PD dhe LSI, ekspertet do te qëndrojnë dy dite ne Shqipëri per t’u njohur me qëndrimin qe secili prej aktoreve politike ka për këtë reforme. Ne fund te vizitës, përfaqësuesit e Komisionit te Venecias do te japin edhe nje konference per shtyp.  Kjo është hera e dyte qe ata vijnë ne Tirane. Ne nëntor te vitit te kaluar, ata takuan krerët e shtetit dhe te partive politike para se te publikonin opinionin paraprak per reformën ne drejtësi. Pas rishikimit te paketës kushtetuese, opinioni final i Komisionit te Venecias do te jepet ne muajin mars.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë