E diel, 1 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Venecia”, Balla -Metës: Ilir, e shkele Kushtetutën, thuhet e bardha në të zezë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar në lidhje me Raportit të Venecias, ku thuhet se preseidenti Meta ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese për 30 qershorin.

 

Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se kreu i shtetit Meta shkeli Kushtetutën dhe se Komisioni i Venecias e tha këtë e zeza në të bardhë.

 

“Qe e shkele e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendose procesi ligjor, nderkohe qe te sugjeroj te lexosh me vemendje kete pjesen qe mua me pelqeu me shume: Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin te drejten te pengonin cdo proces zgjedhor ne te ardhmen. E ka thene Edi Rama pa u lodhur kur i thoshin si mund te behen zgjedhjet pa ato parti dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi te bardhe.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë