Subscribe

Festa e verës beri bashke qindra turistë në pedonalen e Golemit për të shijuar produktet një numri të madh kantinash të Shqipërisë së mesme.

 

Ministri i turizmit Blendi Klosi u shpreh se është shume e rëndësishme qe te huajt duhet të njihen me prodhimet vendase dhe pse jo të marrin me vete edhe disa shishe vere.

 

“Turistët e huaj duhet të njihen me prodhimet vendase dhe pse jo të marrin me vete edhe disa shishe vere në vendet ku shkojnë si një kujtim i bukur nga Shqipëria, siç janë prodhimet e kaq shumë kantinave të zonës së Durrësit e Kavajës. Të gjitha këto kantina që janë në panair, përfaqësojnë një agroturizëm. Ky është një biznes i ri dhe do të jetë e ardhmja. Turistët duhet të vizitojnë kantinat dhe të testojnë produktin vendas. Shumë shpejt kjo zonë do të shtohet me biznese dhe hoteleri.”

 

Ndërkohë kryebashkiakja e Durrësit theksoi se këto festa janë nisma që po shtohen nga viti në vit duke i shërbyer zhvillimit te turizmit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *