E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 8 minuta më parë
Vendi

Vendosi tritol në një servis automjetesh në Krujë, arrestohet pas 4 ditësh autori

Policia e Krujës ka identifikuar dhe arrestuar një 34-vjeçar, i cili akuzohet se katër ditë më parë vendosi një sasi lënde plasëse në një servish automjetesh në fshatin Luz, Krujë.

Në pranga ka rënë shtetasi Ervin Shera, banues në fshatin Zezë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 28.09.2025, ka vënë lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve të shtetasit A. G.

Nga shpërthimi u shkaktuan dëme të vogla materiale.

Vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë