E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Politikë

Vendoset data, kur do të mbahet seanca paraprake për Berishën, çfarë deklaroi kreu i PD për gjyqtaren

Në datë 24 tetor në orën 12:00 do të mbahet seanca paraprake për kreun e PD, Sali Berisha.

Në këtë seancë gjyqtarja Fjorela Davidhi do të vendosë nëse dosja do të shkojë për gjykim apo jo.

Reklamë

Kujtojmë që Berisha deklaroi mbrëmjen e djeshme në “Quo Vadis” në Vizion Plus, se nuk e njeh gjyqtaren dhe se nuk ka iluzione për vendimin e mundshëm.

“Unë mendoj se drejtësia është e kontrolluar plotësisht nga Edi Rama. Nuk kam asnjë lloj iluzioni. Unë mund t’ju them ju se në këtë dosje ka nga ana e administratës shtetërore asnjë shkelje ligjore. Nga dhjetëra zyrtyarë që kanë firmosur dokumentat, nga 93 deri në 2009 nuk ka asnjë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar ligjin. S’e njoh fare. Unë kam qenë i shkëputur, nuk njoh”, tha Berisha. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë