4 palestinezë mbetën të vdekur pas sulmeve që ushtria Izraelite ndërmori në Rripin e Gazës, pas vrasjes së një ushtari gjatë protestave te se premtes. Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se 120 palestinezë të tjerë u plagosën.

 

Ushtria izraelite tha se dënon sulmin dhe aktivitetin armiqësor të orkestruar nga Hamasi gjatë muajve të fundit. sipas deklaratës, Hamasi zgjodhi të përshkallëzojë situatën e sigurisë dhe tashmë do të përballet me pasojat.

 

Me rritjen e tensioneve, Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për një armëpushim në Rripin qe u arrit mëngjesin e kësaj te shtune.

 

“Me përpjekjet ndërkombëtare dhe të OKB-së, arritëm një marrëveshje për t’u kthyer gjendjen e qetësisë midis izraelit dhe fraksioneve palestineze” u shpreh në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Fawzi Barhoum.

 

Përshkallëzimi i tensionit vjen pas disa muaj përplasjesh në Rripin e Gazës, ku mijëra protestues palestinezë grumbullohen çdo të premte për Marshin e Kthimit të Madh. Ata kërkojnë kthimin në tokat nga të cilët u përzunë me forcë 70 vjet më parë. Që nga nisja e protestave më 30 mars, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 140 palestinezë dhe më shumë se 16,000 mijë të tjerë janë plagosur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *