Subscribe

Pas ultimatumit të Bashkisë së Durrësit, subjektet që kanë aplikuar për të menaxhuar plazhe private, kanë nisur ndërtimin e kullave të vrojtimit. Në sektorin “Iliria” në plazhin e qytetit janë ngritur dy kulla vrojtimi, ndërkohë që një tjetër është ndërtuar edhe në fund të shëtitores “Taulantia”. Kullat e vrojtimit janë ngritur nga vetë subjektet private, ndërkohë që duhet theksuar se ato nuk janë të pajisura me personel të trajnuar, për ndihmën ndaj pushuesve që rrezikojnë jetën në det.

 

Gjithsesi paralajmërimi i bashkisë për heqjen e licencës ka bërë që tashme subjektet të vihen në lëvizje. Nga ana tjetër Departamenti i Tatim Taksave në Bashkinë e Durrësit, vazhdon aksionin për sekuestrimin e shezllonëve dhe çadrave për të gjithë subjektet që nuk kanë paguar detyrimet tatimore. Task forca është duke kontrolluar një nga një të gjithë subjektet që gjenden në plazhin e madh të qytetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *