Vijojnë tensionet në veri të Kosovës. Një barrikadë është vendosur mëngjesin e sotëm pranë një shkolle në Mitrovicën e veriut . Kjo është barrikada e parë e vendosur në qytet, e cila e bën të pamundur lëvizjen e lirë të qytetarëve në këtë zonë.

 

Ndërkohë një tjetër barrikade është vendosur në rrugën Mitrovicë-Zveçan e 13- që nga 10 dhjetori.

 

Mediat raportojnë se vihet re një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës si dhe automjeteve të KFOR-it në të gjitha pikat ku janë vendosur barrikadat.

 

Serbët kanë paralizuar pjesën veriore të Kosovës, për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit Dejan Pantic, i cili dyshohet se organizoi një sulm në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje NATOS dhe KFORIT për largimin e barrikadave, por deri më tani ndërhyrja e tyre nuk ka dhënë rezultat. Një ditë më pare u mbaj dhe takimi i Këshillit të Sigurisë ku theksua domosdoshmëria rikthimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *