Pas Partisë Demokratike, edhe Partia e Lirisë ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e komisionerëve për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

 

Partia e drejtuar nga Ilir Meta i ka dorëzuar emrat një ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga KQZ.

 

Edhe Partia Socialiste i ka dorëzuar emrat e komisionerëve paraditen e kësaj të shtune.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme, ishte PD e drejtuar nga Sali Berisha ajo që dorëzoi në KQZ emrat e komisionerëve edhe pse nuk njihet nga gjykata, ndërsa grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj pritet që ti dorëzojë nesër.

 

Këtë gjë e bëri të ditur përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa në një intervistë për Vizion Plus.

 

Po nesër, pritet që të depozitojë enrat e komisionerëve edhe Tom Doshi, i cili drejton PSD.

 

Kjo është hera e parë që Doshi ka të drejtën e zgjedhjes së komisionerëve, për shkak se ai ka tre deputet në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *