ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit. Në raportin e vlerësimit të nevojave ODIHR vë në dukje se të gjithë aktorët në Shqipëri kanë mbështetur një mision të zgjeruar për monitorimin e betejës elektorale për 61 bashkitë e vendit.

 

Sipas raportit, shqetësimet kryesore që kanë palët në Shqipëri lidhen me periudhën para datës së zgjedhjeve dhe kryesisht me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe presionin mbi punonjësit publikë.

 

“Shumica e bashkëbiseduesve vunë në dukje një rritje të punësimeve në sektorin publik nëpërmjet kontratave afatshkurtra që mbulojnë periudhën zgjedhore. Ata ngritën shqetësime në lidhje me mundësinë e blerjes së votive dhe votimin e ‘organizuar’.”

 

Në raportin e ODIHR është pasqyruar edhe kriza e Partisë Demokratike si dhe mungesa e një vendimi nga Gjykata e Apelit për kreun e PD.

 

“Në fundin e marsit 2022, Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet statutore të miratuara në dhjetorin e 2021 në Kuvendin e thirrur nga zoti Berisha dhe mbështetësit e tij. Ky vendim u ankimua nga Alibeaj në prillin e 2022 dhe ndryshimet statutore dhe emërimet janë pezulluar derisa të ketë një vendim në Apel.”

 

Pas pak javësh pritet të caktohet edhe shefi i misionit të ODIHR dhe të mbërrijë në Shqipëri misioni që do të japë vlerësimin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *