Subscribe

Viti i ardhshëm akademik në Kosovë do të jetë falas për të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master në universitetet publike. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti i cili nënvizoi se ky vendim i shërben barazisë shoqërore ndërsa e drejta për arsim është universale.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 “Nga 1 tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2022, Arsimi i Lartë Publik në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që duan të studiojnë në nivelin bachelor dhe master, ndërsa do të ketë lehtësime për ata të doktoratës. Kjo ndikon në barazinë sociale në vend. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë. Do të përfitojnë edhe studentët që vijnë nga rajoni”.

 

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci bëri të ditur se për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike në vend, nuk përjashtohet mësimi online.

 

ARBERIE NAGAVCI

MINISTRE E ARSIMIT, KOSOVE

“Janë parashikuar katër skenarë për zhvillimin e mësimit, mes tyre edhe ai në distancë nëse do të rekomandohet kështu.Fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë deri më datë 26 dhe të gjitha orët e humbura do të kompensohen. “

 

Vendimi për arsimin e lartë falas do ti kushtojë qeverisë së Kosovës rreth 1.7 milionë euro për 7 njësitë akademike që do të mbulojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *