E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vendimi, policët duhet të qeshin më pak dhe të rrisin mjekrën

Policëve në Aeroportin e Indisë u është kërkuar të qeshin më pak.

Ky vendim është marrë duke u arsyetuar se atmosfera festive mund të krijojë idenë e mungesës së sigurisë dhe është kërcënim për sulme terroriste.

Forca Industriale e Sigurisë së këtij shteti, e cila është përgjegjëse për sigurinë e fluturimeve, ka kërkuar nga stafi që të jenë “më vigjilentë sesa të shoqërueshëm”.

Ata do të kalojnë nga një “një sistem i buzëqeshjeve të shpeshta” në “sistem të buzëqeshjeve të mjaftueshme”, ka njoftuar Indian Express.

Reklamë

Zyrtarët kanë thënë se shoqëria e tepërt e vendos aeroportin në rrezik të sulmeve terroriste.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarëve policorë u janë nisur kërkesa të tilla pasi më heret u është kërkuar të dobësohen apo të rrisin mjekrën që të duken më të besueshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë