Vendimi për “Partizanin” në 5 shkurt, Gjokutaj: SPAK u tregua “tolerant”, lejoji Berishën të shkonte në Gjermani
Dështoi edhe këtë të premte seanca që do të vendoste për fatin e dosjes Partizani nëse do të kalonte apo jo për gjykim.
Avokati i Sali Berishës pas seancës sqaroi udhëtimin e klientit e tij drejt Gjermanisë të hënën e 3 shkurtit, datë e cila e detyron atë të paraqitet në gjykatë.
Sipas Genc Gjokutaj, Organi i posaçëm i akuzës u tregua tolerant pasi bëhet fjalë për një ftesë të ardhur nga jashtë vendit.
“Zoti Berisha është thirrur nga CDU në kongresin e saj, në cilësinë e kryetarit të PD-së. Ne kemi bërë njoftimin SPAK-ut kundrejt ftesës. SPAK nuk mund të pengojë aktivitetin e liderit të opozitës. Nuk bëhet shaka me ‘miellin e gjermanit’, kur janë ftesa të huaja këta (SPAK) janë çikë më fleksibël. Ai ka një ftesë origjinale dhe biletën e udhëtimit të Berishës e çuam në SPAK që e bëjnë të pamundur paraqitjen e tij në datën 3 shkurt dhe është lënë data 17 shkurt”, tha ai.
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha u mor i pandehur për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka privatizuar klubin sportiv partizani në favor të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet për dy vepra penale, korrupsion dhe Pastrim Parash. Vendimi nëse dosja do të kalojë apo jo në gjykim do të merret në 5 shkurt.
Ndërkohë, Gjokutaj foli edhe për klientin tjetër të tij, ish-Presidentin Ilir Meta që ndodhet në qeli, të cilit iu ndalua takimi më herët në mëngjes me Fredi Belerin dhe deputetin Vangjel Dule. Gjokutaj e sheh veprimin si të jashtëligjshëm.
“Zoti Beleri dhe Vangjel Dule sot janë paraqitur te 313-ta për të takuar zotin Meta. Nuk janë lejuar në mënyrë brutale, anti-ligjore. Dhe unë e denoncoj këtë rast. Nga burgu u është thënë për të shkuar në SPAK, por ligji nuk kërkon autorizim për deputetët”, tha ai.
Ilir Meta u arrestua në 21 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për tre çështje korrupsioni. për cez dia e kontratat e lobimit. /vizionplus.tv




