Subscribe

Qeveria lajmëroi sot se brenda muajit prill do të miratohen vendimet që do të detajojnë rritjen e pagave dhe indeksimin e pensioneve.

Ministri i Financave, Ervin Mete, nga foltorja e parlamentit gjatë diskutimit për ndryshimet në buxhetin e këtij vitit, sqaroi se nga kjo rritje do të përfitojnë punonjësit e administratës qendrore e vendore, mjekët, mësuesit, policët e ushtarakët, ndërkohë që për pensionistët do të jetë indeksim dhe një bonus në fund të vitit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Buxheti 2024 do të vijojë mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj.

Brenda muajit të ardhshëm pritet që të finalizohen VKM-të që do të detajojnë këto rritje të pagave, që fillojnë nga 1 korriku i vitit 2024”, tha Mete.

Por ndryshimet në buxhetin e vitit 2024 u shoqëruan me debate të forta mes qeverisë dhe opozitës, veçanërisht në lidhje me financimin e ndërtimit të portit të ri në zonën e Porto Romanos. Sipas opozitës qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë 400 milionë dollarë për një port të ri, vetëm sepse kryeministri vendosi për interesat e tij personalë t ia japë portin e Durrësit investitorit Muhamed Alabar.

“400 milionë dollar për një port I cili nëse nuk do të kishte bërë kontratën hiperkorruptive, antikushtetuese; që ia dha një kompanie private; porti i Durrësit nuk kishte nevojë të ndryshonte vend dhe nuk kishte nevoje me një akt normative qeveria tu grabisë qytetarëve 400 milionë dollar për vetëm 3 vitet e para, faza e parë. Të gjitha vlerësimit shkojnë nga .2 miliardë në 1.7 miliardë, ndoshta shkon dhe 2 miliardë porti I ri. Ndërkohë që në kemi një port i cili ekziston prej më shumë se 2700 vjetësh aty. Është porti që ka krijuar qytetin”, tha Bylykbashi.

“Jeni duke goditur një projekt strategjik i cili nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin tregtar detar të republikës së Shqipërisë, por edhe të dy vendeve të tjera të rajonit siç është Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, tha ministrja Balluku.

Zhvendosja e portit të Durrësit në zonën e Porto Romanos dhe veçanërisht marrëveshja për ndërtimin e portit të jahteve nga investitori Muhamed Alabar prej vitesh është në qendër të aksionit të opozitës. Për më tepër opozita marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Alabar e ka goditur edhe në SPAK dhe në Gjykatën Kushtetuese./vizionplus,tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *