Ne Bruksel ka nisur punimet samiti dy ditor i lidereve te Bashkimit Europian.

 

Kreret e shteteve pritet te kene diskutime te gjata per disa ceshtje shume te rendesishme, mes te cilave eshte dhe vendimi final per hapjen e negociatave te anetaresimit me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

 

Sipas axhendës së sotme pika e parë e diskutimit do të jetë cështja e Brexit. Ndërsa diskutimi mbi zgjerimin e Unionit pritet të diskutohet disa orë më vonë, në kohën kur do të zhvillohet darka e punës.

 

Por meqenese tashmë u arrit një marrëveshje për Brexit mes BE-së dhe Britanisë së Madhe, cështja e diskutimit për negociatat mund të afrohet në rendin e ditës.

 

Në orët e pasdites pritet nje konference e përbashkët për shtyp e presidentit te Keshillit Europian dhe presidentit te Komisionit Europian.

 

Me pas do te kete prononcime te lidereve per qendrimet e shteteve perkatese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *