Kryetari i Këshilli i Agro-biznesit Shqiptar deklaroi se vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për të kontrolluar mishin që vjen nga Brazili në bazë risku duhet të ishte konsultuar më parë me grupet e interesit. Nga studio e lajmeve të “Vizion Plus”, Rrapaj tha se diçka e tillë mund të ndikojë negativisht sepse eksportuesit ulin vigjilencën.

 

“Ne nuk kishim dijeni për këtë urdhër dhe mendojmë se do të ishte mirë që të ishte diskutruar më parë me grupet e interesit. Duhet të shikonim impaktin e këtij urdhri dhe ta masnim atë paraprakisht sepse ky jep efekte. Eksportuesi tashmë ul vigjilencën që kishte në momentin që çonte mallra në Shqipëri, por tani ai e ka një shteg të hapur sepse mund ta kalojë mallin pa problem. Sekserët nuk kishin mundësi që të futeshin në mes. Edhe AKU mbante përgjegjësi nëse do të kalonte një sasi mishi e kontaminuar. Kishte një të keqe urdhri i parë që importuesit shqiptarë hasën në vështirësi dhe filluan të blinin më Evropë. Kjo ishte edhe arsyeja pse pati presion nga importuesit për të ulur çmimin e kësaj sasie mishi që vinte nga Brazili.”

 

Sipas tij, sa më pak kontrolle të ushtrohen, aq më e ulët është përgjegjësia kur kalon një produkt jo i saktë.

 

Nga muaji shkurt, çdo biznes që importon mish nga Brazili do të kontrollohet me bazë risku, ndërsa deri më tani verifikohej çdo ngarkesë. Kjo do të thotë se niveli i kontrolleve në raport me ngarkesat që vijnë do të jetë shumë herë më i vogël, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e kësaj nisme të Ministrisë së Bujqësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *