Subscribe

Kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla, theksoi se respektimi i vendimeve të Gjykatës për “30 qershorin” është detyrim.
I pyetur për hapat që pritet të marrë presidenti Ilir Meta pritet të marrë tashmë, Balla u shpreh se respektimi i, Presidenti duhet të marrë një vendim në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast.

“Respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim. Natyrshëm që Presidenti i Republikës si institucion i rëndësishëm duhet të marrë vendimmarrjet në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast”, u shpreh Balla.

Më tej ai shtoi se nga ana e PD-së dhe partive të tjera pati përpjekje për të minuar dhe penguar zhvillimin e zgjedhjeve.

“PS është sot krenare për vendimmarrjen e vet për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit dhe të mos harrojmë që pati një përpjekje nga PD dhe partitë e tjera për të minuar këto zgjedhje”, tha ndër të tjera Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *