E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Video · Vendi

Vendimi, ministri Igli Hasani njofton festën e re zyrtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë se Këshilli i Ministrave ka propozuar që të shtohet një ditë tjetër në festat zyrtare.

Hasani bëri me dije se bëhet fjalë për Ditën e Alfabetit, 22 nëntor, dhe shtoi se kjo iniciativë është marë pas samitit me përfaqësues të diasporës.

“Këshilli i Minstrave sapo miratoi një ndnryshim në ligjin për festat kombëtare dhe po i propozon Ditën e Alfabetitit në kalendarin e festave zyrtare.

Ajo që vërtet i ka bashkuar shqiptarët është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit të shkruajnë dhe të identifikohen në këtë gjuhë të bukur dhe të shenjtë, me alfabetin latin. E kemi marrë këtë iniciativë pas samitit me diasporën.  Nga ministria e Arsimit është përgatitur një kalendar eventesh të lidhura me gjuhën shqipe gjatë këtij viti”, tha Hasani. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë