Subscribe

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që maturantët të rifillojnë procesin mësimore në ambientet e shkollës. Ky vendim u bë publik gjatë një konference për mediat.

Teksa informonin lidhur me situatën e pandemisë në vend, ekspertët thanë se gjendja paraqitet e stabilizuar dhe se numri i rasteve të reja pozitive ka pësuar ulje. Mirëpo, gjithsesi, shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën.

Lihen në fuqi masat kufizuese kundër COVID. Ora policore 20:00 deri në 06:00 do të vijojë të zbatohet nga qytetarët.

Po ashtu, Komiteti Teknik bën thirrjen për vazhdimin e respektimit të masave.

“Me përjashtim të faktit që duke u bazuar në shifrat e infeksionit SARS-COV 2 në grupmoshën 15-20 vjeç dhe sidomos duke marrë parasysh rezultatet impresionuese që janë arritur me vaksinimin masiv, sidomos tek arsimtarët, në kushtet e momentit që zhvillohet viti akademik, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Natyrisht që është një masë, vijimësia e të cilës do të kushtëzohet nga një monitorim shumë i kujdesshëm i shifrave gjatë kohës që këto matura do të jenë të hapura. Maturat duhet të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga infeksioni SARS-COV2. Masat e tjera do të mbeten njëlloj, siç është ora policore, nga ora 20:00-06:00. Baret e restorantet do të punojnë deri në orën 20:00 dhe njëkohësisht mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të vazhdojnë të jenë mbyllura deri në vlerësimin e dytë të të gjitha këtyre masave nga Komiteti i Eksperëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *