Duke filluar nga dita e mërkurë (5 gusht), pika kufitare e Kakavijës do të mbyllet nga ora 23:00 deri në 7:00, çdo ditë, me qëllimin sigurimin e kontrolleve gjatë ditës.

Ndërkohë, nga 16 gushti, kushdo që hyn në Greqi nga Shqipëria përmes Kakavijës, do të duhet të qëndrojë në një karantinë 7-ditore në adresën e deklaruar të qëndrimit, e ku do të kontrollohet nga autoritetet greke.

Ky vendim u njoftua nga zv.ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, si pjesë e masave të reja të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Po ashtu, Greqia ka zgjatur deri në 31 gusht ndalimin e grumbullimeve deri në 100 persona në dasma, pagëzime, funerale apo mjedise të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *