Drejtuesit e Juventusit kanë vendosur të sakrifikojnë një mes Ronaldos apo Dybalës në merkato.

Ky të paktën është lajmi që po qarkullon në mediat italiane këtë të enjte.

Një takim mes zyrtarit të lartë Fabio Paratici dhe trajnerit të ri Pirlo duket se ka vendosur pikat mbi I.

Cristiano Ronaldo ose Dybala, njeri nga këta të dy duhet të bëjnë gati valixhet.

Shoqëria bardhezi ka vendosur të zbusë harxhimet vjetore stratosferike në pagat  e lojtarëve dhe që kjo të ndodhe, dikush nga yjet duhet të sakrifikohet.

Jo vvetëm kaq por edhe në aspektin taktik duket se Pirlo nuk ka ndërmend që ti aktivizojë të dy yjet si titular kështu që duhet të zgjedhje mes portugezit dhe argjentinasit.

Dybala ka qënë gjithnjë në radarin e Real Madrid ndërsa Ronaldo këtë të enjte sipas biografit të tij mund të përfundojë tek Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *