E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Zëvendësi i Safet Gjicit emërohet prefekt i qarkut të Kukësit

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra si prefekt i qarkut Kukës Albert Halilaj, i cili do kandidojë nën siglën e PS për kryetar të bashkisë Kukës në zgjedhjet e pjesshme që mbahen më 24 shtator.

 

Reklamë

Në vend të tij është emëruar Granit Gjana, ish-zv.kryetar i Bashkisë.

 

Reklamë

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

 

Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës erdhën pas shkarkimit të Safet Gjicit si kryebashkiak, pas publikimit të një video erotike, ku ai shihej teksa kryente marrëdhënie intime në zyrë me një vajzë, të identifikuar si Alma K.

Vazhdo të lexosh

Reklamë