E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vendimi i prokurorisë, familjarët e Eneas: Do bëjmë vetëgjyqësi

Familjarët e Enea Ftoit kanë reaguar ndaj vendimit të prokurorisë për pushimin e çështjes.

 

Reklamë

Babai i Enea Ftoit, Guri Ftoi është shprehur se vendimi i prokurorisë i padrejte.

“Nuk e pranojme vendimin. Policia ka ushtruar dhune ndaj Eneas. Ne trup kishte shenja dhune. Krahun e kishte të thyer, gjuhën të prere. Vendimi i prokurorisë, korruptiv. Do bëj vetëgjyqësi. I bëj thirrje Arta Markut të bëjë veting për prokurorët e Korçës. Duam të dalë e vërteta. Enea na tha kur ishte i shoqëruar, që po më torturojnë. Akuzoj policinë e Korçës për vdekjen e Enea dhe fshehjen e provave.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë