E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për listat/ PD: S’është në përputhje me ligjin elektoral

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso e ka konsideruar të padrejtë vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar vendimin e KAS mbi listat e kandidatëve.

Sipas tij, vendimi i sotëm nuk respekton ligjin elektoral dhe se ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Reklamë

“Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend. Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë”, deklaroi Kaso.

Kolegji Zgjedhor vendosi që koalicioni opozitar PD-AN të garojë me 153 kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit dhe jo me 222.

Vazhdo të lexosh

Reklamë