E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Emigrantët nisen sot për në Itali, vendimi për rikthimin e tyre u mor nga Gjykata e Apelit të Romës

43 emigrantët që erdhën ngë Italia do te nisen serish sot drejt vendit fqinj. Një vendim I marre mbremjen e te prmetes nga gjykatës e Apelit të Romës detyron azilkërkuesit të rikthehen në Itali të paktën deri në 25 shkurt.

Emigrantet pritet te duhdtojne mesditën e kësaj të shtune me anijen “Cassiopea” pasi do të jenë në pritje të vendimit nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, që do të shprehet përfundimisht për vendet e sigurta, nëse edhe Shqipëria është ose jo një prej tyre.

Emigrantët që mbërritën në Gjadër janë me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia. Më 16 tetor dhe 8 nëntor të vitit që shkoi ishte anija “Libra” e cila solli në Shqipëri dy kontingjente me 24 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët, pas vendimit të gjykatës italiane, u rikthyen në Itali.

Qendra pritëse e emigrantëve në Gjadër të Lezhës nisi të funksionojë në shtatorin e vitit 2024. Sipas marrëveshjes, territori i dy qendrave pritëse administrohet nga pala italiane e cila e ndërtoi atë, ndërsa autoritetet shqiptare janë në mbështetje të tyre deri në riatdhesimin e azilkërkuesve.

Më shumë video

Reklamë